9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Arrestimet e sotme/Deputeti i VV-së: Uroj që të arrestohen edhe disa kumarë të tyre në Ferizaj

- Advertisement -

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka reaguar pas aksionit të sotëm për ndërtimet në Brezovicë, ku u arrestuan shtatë persona, në mesin e tyre edhe dy zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas raportimeve të mediave, një prej të arrestuarve është edhe ish-sekretari i kësaj ministrie, Arben Çitaku.

Basha ka shpërndarë lajmin ku raportohet për arrestimin e Çitakut, duke thënë se “ky vend po çlirohet për ditë ngapak”.

Ai i ka bërë thirrje Prokurorisë Themelore të Ferizaj që të vazhdojë me aksione të tilla.

Sipas Bashës, janë “disa kumarë të këtij tipit në Komunën e Ferizajit, që e kanë degradu këtë shehër duke dhanë leje kundërligjshëm”.

“Uroj që prokuroria mos t’ndalet edhe ta vazhdon me disa kumarë të këtij tipit në Komunën e Ferizajit, që e kanë degradu këtë shehër duke dhanë leje kundërligjshëm, ku ndërtesat janë në rrugë, me zero hapësira të gjelbëra, e disa janë aq kriminale sa nuk kanë as vend për kontejnera të mbeturinave. Çlirimi i fundit vie me lidhjen e kriminelave!”, ka shkruar Basha.

Ndryshe, ky aksion ka qenë vazhdimësi e aksionit që ishte zhvilluar më 21 dhjetor të vitit të kaluar. Në këtë aksion ishin arrestuar dhjetë zyrtarë të Komunës së Shtërpcës.

Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ai dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë, në Komunën e Shtërpcës.

Të arrestuarit dyshohen për veprat penale: marrje dhe dhënie e ryshfetit, si dhe keqpërdorim i pozitës zyrtare.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10159534390313744&id=785303743

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit