2.7 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

KMShK: Shqetësuese përkeqësimi i lirisë së medias në Kosovë

- Advertisement -

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ka shprehur shqetësim rreth përkeqësimit të lirisë së medias në Kosovë.

Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij ka rënë për 19 vende, nga pozita 56 në 75.

KMShK bën thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre.

“Me rastin e 3 Majit – Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) sjell ndërmend se liria e medias është pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike.

KMShK shpreh shqetësimin për përkeqësimin e lirisë së medias në Kosovë, gjegjësisht regresin që ka shënuar Kosova në Indeksin e Reporterëve Pa Kufij, duke rënë për 19 vende – nga pozita 56 në 75.

KMShK bën thirrje që mediat dhe gazetarët të mos pengohen gjatë punës së tyre. Sulmet politike ndaj mediave dhe gazetarëve, si dhe fushatat linçuese ndaj tyre janë kërcënim serioz për një gazetari të pavarur dhe profesionale, si dhe për integritetin dhe jetën e gazetarëve.

KMShK i vlerëson të dëmshme dhe të papranueshme përpjekjet e autoriteteve për kontroll mbi mediat dhe cenimin e fjalës së lirë”, thuhet në komunikatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit