10.3 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

KMDLNj: Marrëveshja me Danimarkën rrezikon të drejtat e burgosurve të Kosovës

- Advertisement -

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj vizitës zyrtare të ministrit të Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard, në Kosovë për të shënuar fillimin e rindërtimit të burgut në Pasjak të Gjilanit, duke thënë se KMDLNJ është duke bashkëpunuar me partnerë nga Danimarka për ta kundërshtuar këtë marrëveshje.

Kjo, pasi sipas tyre, “profili i të dëbuarve i takon kriminelëve të rrezikshëm, të papërmirësueshëm dhe recidivistë. Në mesin e tyre ka edhe ekstremistë fetarë”.

KMDLNJ ka ritheksuar qëndrimin e saj duke thënë se e kundërshton fuqishëm këtë marrëveshje.

“KMDLNJ ka kundërshtuar dhe e kundërshton këtë marrëveshje që rëndë shkel të drejtat e të burgosurve kosovarë dhe do të thërrasë publikisht familjarët e të burgosurve kosovarë të kundërshtojnë zhvendosjen e tyre në burgjet tjera kundër vullnetit të tyre”.

“KMDLNJ do të përkrahë të drejtat e të burgosurve kosovarë, që ato të drejta të jenë të njëjta me të drejtat e të burgosurve të dëbuar dhunshëm nga Danimarka dhe që do të vendosen dhunshëm në burgun e Pasjakut të Gjilanit”, thuhet nga KMDLNJ.

Ndërkaq, është thënë se vizita e ministrit danez të Drejtësisë është në funksion të legalizimit të dy sistemeve korrektuese brenda një shteti, prandaj nuk është e mirëseardhur.

Më 26 shtator, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu gjatë takimit me ministrin e Drejtësisë nga Danimarka, Peter Hummelgaard, të enjten kishin përmendur edhe zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit për burgun e Kosovës, pas ratifikimit të traktit mes dy vendeve.

“Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, janë transferuar 5 milionë euro për renovimin e burgut dhe ndërtimin e punëtorive të reja, një projekt i cili do të përfundojë brenda 18 muajsh”, thuhet në komunikatë, transmeton albanianpost.

Nga MD-ja është theksuar se projekti për renovimin e burgut dhe ndërtimin e infrastrukturës është hartuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit