11.8 C
New York
Tuesday, October 15, 2024

Buy now

Administrata shtetërore në bllokadë: 8 ministri dhe 29 agjenci ekzekutive me titullarë të paligjshëm

- Advertisement -

Shoqëria civile dhe opozita janë shprehur të shqetësuar për vazhdimin e praktikës së mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues detyrës në administratën publike. Në reagimet e tyre, kanë bërë me dije se nga 26 shtatori, sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, pozitave me ushtrues detyra iu ka skaduar mandati ligjor.

Iniciativa CorrWatch ka treguar se 8 ministri dhe 29 agjenci ekzekutive janë funksionuar me ushtruese detyre.

Sipas kësaj iniciative, këto pozita tashmë nuk kanë titull legal dhe vendimet e tyre mund të prodhojnë pasoja tjera juridike.

Iniciativa CorrWatch shpreh shqetësimin për vazhdimin e praktikës së mbajtjes së pozitave drejtuese me ushtrues detyrës në administratën publike edhe pas tejkalimit ligjor. CorrWatch në vazhdimësi ka reaguar lidhur me këtë praktikë dhe pasojat negative që është duke shkaktuar, por fatkeqësisht situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Më 26 shtator 2024 janë bërë 1 vit nga hyrja në fuqi e Ligjit për Zyrtarët Publik (LZP) dhe një shumicë e konsiderueshme e pozitave drejtuese (Sekretar të Përgjithshëm, Drejtor Departamenti dhe Udhëheqës i Divizionit) vazhdojnë të mbahen me ushtrues detyre edhe pse afati ligjor ka skaduar”, është thënë në reagimin e CorrWatch.

Kjo iniciativë e ka ftuar Qeverinë e Kosovës të reflektojë në këtë drejtim.

LZP ka vendosur disa afate kohore sa i përket ushtruesve të detyrës ku ndër të tjera edhe maksimumin e ushtrimit të një pozitë që është 6+6 muaj apo 1 vit. Për ilustrim, nga gjithsej 16 ministri të Qeverisë (përfshirë Zyrën e Kryeministrit), 8 prej tyre funksionojnë me ushtrues detyre. Ndërsa sa i përket agjencive ekzekutive, 29 prej tyre janë me ushtrues detyre/zëvendësues. Tejkalimi i këtij afati përveç që është paligjshmëri në vetvete prodhon edhe një pasojë tjetër juridike që është shpallja e paligjshme e çdo vendimi të marrë nga ushtruesi/ja i/e detyrës, pas kalimit të afatit 1 vjeçar siç përcaktohet nga vet LZP.”, është thënë në reagim.

Të njëjtin shqetësim e ka shprehur edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka vlerësuar se administrata shtetërore është në një bllokadë totale.

Ai ka treguar se kjo ka ndodhur pasi pozitat me ushtrues detyre më nuk kanë mandat.

Administrata Shtetërore në bllokadë! Vendimet që i marrin personat zyrtarë që janë me pozitë ushtrues detyre mund të kontestohen nga institucionet juridike dhe të konsiderohen antiligjore, sipas Ligjit Për Zyrtarët Publik. Çka duhet të dihet: Kohëzgjatjen e funksionit e kufizon ligji, rrjedhimisht nuk ekziston mundësia që me akt nënligjor, siç është vendimi për zgjatje mandati, përtej atij që është shprehimisht i përcaktuar në ligj”, ka shkruar ai.

Për këtë situatë ai ka fajësuar Qeverinë e Kosovës.

Me këto veprime, sipas tij, Qeveria po e shkatërron administratën.

Andaj, të gjitha vendimet që nënshkruhen nga Ushtruesit e Detyrës të cilët janë në funksion mbi një vit, mund të konsiderohen në kundërshtim me ligjin dhe mund të mos prodhojnë asnjë efekt juridik ndaj palëve. Unë nuk kam asgjë kundër emrave të përveçëm që i bartin këto funksione, por kjo praktikë e shkatërron shërbimin civil duke partizuar e politizuar administratën shtetërore, duke e vënë në pikëpyetje ligjshmërinë e akteve që nënshkruhen nga këta ushtrues detyre”, ka shkruar Tahiri, duke cituar Ligjin për Zyrtarët Publik.

Dy ditë me parë, për këtë fenomen ka shkruar edhe gazeta Nacionale.

Në raportin e gazetës është thënë se nga kjo praktikë e Qeverisë rrezikohen edhe pagat e muajit shtator për të punësuarve në sektorin publik.

Kjo pasi mandati i ka skaduar edhe ushtruese të detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Thesarit.

Pa nënshkrimin e këtij të fundit, nuk mund të bëhet asnjë dalje e parasë publike nga llogaritë e shtetit.

Gazeta ka kërkuar sqarime për këtë çështje edhe nga Zyra e Kryeministrit, por Qeveria ka injoruar pyetjet e gazetës.

Neni 35 i Ligji për Zyrtarët Publik tregon se askush nuk mund të caktohet ushtrues detyre më shumë se një vit.

Zyrtarja/i publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë”, thuhet në paragrafin 3 të këtij ligji.

Më tej, në paragrafin vijuese të këtij neni tregohet se duhet të respektohet paragrafi 3.

Pozita e lirë nuk mund të zëvendësohet me ushtrues detyre për më gjatë se afati i përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni”, është thënë në paragrafin 4 të nenit 25.

Kurse, në paragrafin 5 thuhet se çdo vendim i ushtruesit të detyrës pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3 është i paligjshëm.

5. Çdo vendim i marrë nga ushtruesja/i i detyrës, pas kalimit të afatit të përcaktuar në paragrafin 3. të këtij neni, është i paligjshëm.”, thuhet në paragrafin 5.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit