Pas disa deklaratave në studiot televizive e sidomos ajo e gazetarit të njohur Baton Haxhiu, që kritikoi punën e Federatës së Futbollit të Kosovës, madje nënçmoi edhe njerëzit që drejtojnë klubet, duke i cilësuar si të shitur për pak para, kanë ardhur reagime të ashpra nga vet klubet.
Ato kanë dal në mbështetje të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe drejtuesit të saj, duke thënë se nuk do të lejojnë që njerëz që asgjë nuk i kanë dhënë futbollit të mundohen ta prishin imazhin e tij.
Skuadra të mëdha si Ballkani, Gjilani, Llapi, Ferizaj, Dukagjini, Liria, Drenica, FC Suhareka, Flamurtari, KIKA, Rahoveci, Rilindja etj, sot përmes faqeve zyrtare të tyre kanë reaguar, duke kërkuar ndaljen e gjuhës denigruese ndaj Federatës dhe futbollit të Kosovës.
Çdo ndryshim sipas tyre duhet të vijë nga njerëzit që udhëheqin dhe investojnë në futboll e assesi nga ata që nuk përfaqësojnë askënd por vetëm fitojnë nga futbolli.