Klinika e Neurokirurgjisë në QKUK e ka përmbyllur mbrëmë vitin me një operim të vështirë, por të sukseshëm, shkruan Scanner.
Kështu ka njoftuar Feti Ahmeti, neurokirurgu operator, në një postim, derisa ka postuar edhe fotot nga ky operim.
“Vitin 2021 e përmbyllëm me një operim sa sfidues aq edhe të suksesshëm – angio cavernoma cerebralis – Falenderoj ekipën mbështetëse!
Sukseset e tilla më motivojnë tutje! Shëndet dhe suksese në 2022!”, shkruan dr.Ahmeti.