7.5 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Çoçaj u largua nga PDK, miku i tij i ngushtë ka një kërkesë publike

- Advertisement -

Ish-deputet i i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Nezir Çoçaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Çoçaj përmes një postimi në llogarinë e tijë në Facebook.

Ai tha se tash e tutje nuk do të jetë as votues i thjeshtë i kësaj partie, duke u përshëndetur kërshtu më partinë e tij.

“Lamtumirë PDK! Nga sot e tutje nuk do të jem as votues i thjeshtë i kësaj partie”, ka shkruar Çoçaj, transmeton Scanner.

Por, me këtë dorëheqje të tij nuk është pajtuar një nga miqtë e tij të ngushtë prej vitesh, që njëkohësisht është edhe asambleist i PDK në Kuvendin Komunal të Rahovecit, Sejfullah Sejfullahu.

“Ti mundesh mos me u pajtu edhe me gjysmën e PDK, mundesh mos me u pajtu as me këtë letrën time, mundesh edhe 100 postime me i ba, por NE, që jemi rreth teje e pranë teje, nuk e aprovojmë dorëheqjen tënde”, shkruan Sejfullahu.

Ai ka kërkuar që të largohen ata që nuk e meritojnë me qenë në parti, por jo ti.

“Le të largohen ata që nuk e meritojnë me qenë në parti, por jo ti.
Unë, të njoh e të kam shok që nga viti 1987, në të mirë e në të keq. Ta njoh shpirtin e karakterin tënd.
Pdk pa ty ska të ardhme, as NE pa ty skem qka kërkojmë në PDK (ata që e kanë sjell PDK në këtë gjendje ta dini që jemi shumë)”, shkruan ai në kërkesën e tij publike drejtuar Çoçajt.

Postimi i plotë i Sejfullahut pa ndërhyrje:

Joo!
Nuk e pranojmë dorëheqjen e as lamtumirën tënde nga PDK-ja, Nezir.
Ti mundesh mos me u pajtu edhe me gjysmën e PDK, mundesh mos me u pajtu as me këtë letrën time, mundesh edhe 100 postime me i ba, por NE, që jemi rreth teje e pranë teje, nuk e aprovojmë dorëheqjen tënde.


Kisha shumë telefonata e takime me miq tanë të përbashkët këto ditë duke fol rreth kësaj teme, shumë nga të cilët kërkonin sqarime rreth vendimit tuaj, megjithatë, une nuk të takova (edhe pse ne takohemi çdo ditë) , sepse mendova se kjo qështje të takon vetëm ty. Por, pas një elaborimi detajisht të situatës, erdha në përfundim që kem 1 milion arsye mos me të leju mu largu nga NE dhe PDK, por vetëm një po ta përmemdim: NE, as nuk e kem njohur Hashim Thaqin e as Kadri Veselin si lider, por jemi në PDK për ty, sepse NE ty të njohim, dhe je nga të paktët që i besojmë me plot qenien e plot kuptimin e fjalës, e duke të besuar ty, kemi krijur besimin edhe te liderët e PDK-së.
Andaj, edhe pse nuk e di as pse po largohesh, apo me kënd je hidhrur apo ke pakënaqësi, e as që dua ti di bile, nuk lejojmë të largohesh.


Jo NEZIR ÇOÇAJ, jo ti!
Le të largohen ata që nuk e meritojnë me qenë në parti, por jo ti.
Unë, të njoh e të kam shok që nga viti 1987, në të mirë e në të keq. Ta njoh shpirtin e karakterin tënd.
Pdk pa ty ska të ardhme, as NE pa ty skem qka kërkojmë në PDK (ata që e kanë sjell PDK në këtë gjendje ta dini që jemi shumë).
Por, duke u nise nga fakti që PDK është formuar kryesisht nga Çlirimtarët e njerëz me vlera Kombëtare, ndër të cilët edhe ju, e duke ditur faktin që partia në munges të liderëve (shokëve tu) me shumë se kurr ka nevojë për juve. Ata që juve ju kanë sjell në këtë pikë, duhet treguar vendi meritor, por në asnjë mënyrë me braktis partinë.
Shok, miq, bashkëpunëtor e votues të Nezirit, ju që nga shqetësimi këto ditë me keni bërë qindra telefonata e mesazhe, ju informojë se Nezirin nuk do e lejojmë të largohet nga PDK-ja.
Andaj, për këtë punë më skeni pse më pyetni. I refuzojmë dorëheqjen Nezës tonë! Jem të vetëdijshëm se ka angazhime të mëdha e shumë të rëndësishme edhe në aspektin profesional, por dorëheqjen nga PDK nuk ja aprovojmë. Ne të kemi fut në politikë pak si me presion ndoshta edhe në fillim, sepse kurr skeni qenë karrierist, por edhe këtë herë do të mbajmë aty për një kohë, të paktën derisa si kem liderët këtu.
Urime viti i ri 2022. Na shkoftë mbarë.
Gjithmonë me ty e pranë teje, shoku im i çmuar, Nezir.
Sinqerisht, dhe shumë kembengulës,
Sefa me miq e votues.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit