Faton Klinaku, përfaqësues i OVL-UÇK-së, kritikoi vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për rritjen e pensioneve, viktimat e luftës, familjet e dëshmorëve dhe të pagjeturve, duke e cilësuar atë një veprim populist të lidhur me zgjedhjet e ardhshme.
“Vendim populist i cili bëhet në prag të fushatës elektorale. Arsyetimet që i japin për shembull për dëshmorët, ata janë të përcaktuar nga ligjet. Nuk ka pasur nevojë të tregojë opinionit për ndarjen e kategorive të luftës. Ka pasur nevojë vetëm me thanë këta i rris pensionet për viktimat, dëshmorëve ose të zhdukërve për 20%. Nuk ka nevojë të manipulojë opinionin se po e bën ndryshe nga të tjetër. Natyrisht po mashtron”, tha Klinaku në Dukagjin.
“Nuk ka nevojë për shifra të tilla. Sepse nuk ka shumë familje, janë mbi 50-60 familje të tilla. Kemi familje të dëshmorëve kur nuk ka as fëmijë e as familje. Dhe nuk i gëzojnë këto të drejta”, vijoi Klinaku.