U.D., i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se shkëmbimi i territoreve është një recetë për luftë dhe gjakderdhje.
Klinaku ka shkruar se është Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ai i cili mund të sjellë luftë, transmeton lajmi.net.
“Pikërisht është e kundërta: Asociacioni i komunave me shumicë serbe mund të sjell luftë”, ka shkruar ai në Facebook.