Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka gjetur punën e re dhe do bëhet drejtor i ri i futbollit te Red Bull.
Gjermani do të jetë drejtor i të gjithë projekteve te Red Bull, duke filluar nga skuadrat: RB Leipzig, RB Salzburg, RB Neë York dhe RB Bragantino, shkruan Indeksonline
Gazetari që dha këtë lajm është Florian Plettenberg, i cili thotë se Klopp këtë projekt do ta marrë nga janari i vitit 2025.