30.1 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Kjo është shuma marramendëse që fituan Fury dhe Usyk pas përballjes së mbrëmshme

- Advertisement -

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk që të dy kanë fituar shuma të majme parash nga lufta e tyre për kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda në boks.

Sipas marrëveshjes që dy boksierët kanë arritur në vitin 2023, ata vendosën që paratë të ndahen 70/30 në favor të Furyt.

Teksa figurat e sakta të parave të fituara nuk janë bërë të ditura ende, ka thashetheme se Fury ka fituar 150 milionë euro për pjesëmarrje në këtë meç.

Arsyeja pse Usyk u pajtua me këtë kërkesë të Furyt ishte vetëm për kushtin se kundërshtari i tij do të dhuronte 1 milionë euro nga fitimet e tij për Ukrainën, për shkak të luftës së vazhdueshme me Rusinë.

Në anën tjetër të marrëveshjes dhe spekulimeve lidhur me paratë e fituara, Usyk raportohet se ka marrë 64 milionë euro, ndërsa konfirmimi i shumës së saktë të parave pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Usyk theu një rekord 25-vjeçar, duke u bërë boksieri i parë që prej kohës së Lennox Leëis që fiton të gjithë titujt e unifikuar WBC, WBA, WBO dhe IBF.

Të ngjashme

Të fundit