Kjo është gruaja e plagosur në Prishtinë, burri i saj humbi jetën nga plagët
Një vrasje ka ndodhur mesditën e sotme te Rruga B në Prishtinë.
Mësohet se i vrarë sot në Prishtinë, është dizajneri i njohur, Festim Isufi.
Ndërsa gruaja që mbeti e plagosur është Rina Maloku.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.
Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.
Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë.
Pak orë para aktit tragjik, Rina i bënte publicitet Festimit në rrjete sociale
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Prishtinë, saktësisht të “Rruga B”.
Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marrë nga thika, ku fillimish ka therur me thikë të dashurën e tij e më pasë e ka qëlluar vetën.
IndeksOnline ka mësuar se bëhet fjalë për Festim Isufin dhe Rina Maloku.
Pak orë para aktit tragjik, Rina në Instagram e saj personal ka ndarë një fotografi në story duke i bërë publicitet krijimtarinë e fustave të të dashurit të tij, Festimit.
Kujtojmë se Festim Isufi ka qenë dizajner i njohur në vend, i cili ishte stilisti i parë shqiptarë që ishte në javen e modes në Paris. Njëkohësisht për vite me radhë ka qenë bashkëpunëtor në biznes me Agnesa Vuthajn./Indeksonline/