1.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kjo është ‘armata’ e City Grillit në Skenderaj

- Advertisement -

Të martën u hap lokali më i ri i City Grillit. Këtë herë brendi i restoranteve zbriti në qytetin e legjendarëve, në Skenderaj.

Në prerjen e shiritit morën pjesë përveç pronarit edhe dy kryetarët e komunave, Ramiz Lladrovci i Drenasit dhe Fadil Nura i Skenderajt.

Aty u njoftua se janë punësuar rreth 50 persona që do të kryejnë punë të ndryshme.

Ndërsa sot, u postua një fotografi e një pjesë të stafit ku shihen hiq më pak se 33 veta.

“Dëshmia më e mirë e krijimit të një ambienti të favorshëm të të bërit biznes, është edhe hapja e City Grillit në Skenderaj, një emër i njohur i fushës së gastronomisë, që i shtohet listës së kuzhinave me ushqimin e shijshëm dhe shërbimin profesional, që nisi sot t’i shërbejë edhe klientelës së qytetit tonë, me armatën e të punësuarve prej 50 personave, si për t’i dhënë një shtytje të vogël zhvillimit ekonomik, dhe krahas kësaj, duke përfituar edhe nga lehtësirat që ofron Komuna e Skenderajt ndaj të bërit biznes”, tha kryetari Nura në ceremoninë e hapjes së lokalit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit