Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një person i vdekur në fshatin Prekallë të Istogut.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësore Ligjore për obduksion.
Njoftimi i plotë:
HETIM I VDEKJES
Fsh. Prekallë, Istog 23.04.2024-19:00- 21:55 . Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.