9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Kimi s’flet për raketa, po për standardin e jetesës: Jemi në luftë për jetë a vdekje

- Advertisement -

Udhëheqësi i Koresë Veriore, Kim Jong Un, e shënoi 10-vjetorin e vet në pushtet me një fjalim në të cilin u përmendën më shumë fabrikat e traktorëve dhe uniformat e shkollave sesa armët bërthamore ose Shtetet e Bashkuara, sipas përmbledhjeve të medieve shtetërore.

Kimi tha në fjalimin e të premtes, të mbajtur në fund të Takimit të Katërt Plenar të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë, se synimet e vendit për vitin 2022 do të jenë nisja e hovshme e zhvillimit ekonomik dhe përmirësimi i jetës së popullit, pasi ajo përballet “me luftën e madhe për jetë a vdekje”.

Në fjalimet që i ka mbajtur në të kaluarën afër Vitit të Ri, Kim Jong Uni zakonisht e ka shfrytëzuar rastin për të njoftuar rreth politikave të rëndësishme, përfshirë angazhimet diplomatike me Korenë Jugore e Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Përqendrimi i fjalimit në çështjet e brendshme kësaj radhe i theksoi problemet ekonomike me të cilat Kimi përballet në vendin e tij, ku mbyllja e kufijve në pandemi e ka bërë Korenë Veriore më të izoluar se kurrë më parë. Organizatat ndërkombëtare të ndihmave kanë paralajmëruar për mungesë të mundshme të ushqimit dhe krizë humanitare.

“Detyra kryesore me të cilën përballen Partia dhe populli vitin e ardhshëm është që të ofrohet një garanci e sigurt për zbatimin e planit 5-vjeçar dhe sjelljen e një ndryshimi të jashtëzakonshëm të zhvillimit shtetëror dhe standardit të jetesës së njerëzve”, citohet të ketë thënë udhëheqësi famëkeq.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit