Shkruan: Kimete Berisha
1. Paramendoje sikur të ndodhte që një deputet mashkull, të ofrohej vullnetarisht për t’i hyrë popullit ‘zhvallë’, hajde, kush t’i del përpara, si puthës masiv, pa dallim moshe, gjinie, feje, apo përkatësie kombëtare!
– ‘Kush është për puthje’, le ta zë rendin.
Do të çmeritej bota femërore, shih manjakun seksual, o Zot, kjo është gjuhë seksiste…
Nuk ndjehem e sigurt!
– Meshkujt portretizohen nga gratë dhe sidomos nga vetja e tyre shumë, ama shumë, më të rrezikshëm seç janë.
– Mua në të shumtën e rasteve dhjetë meshkuj më duken sa një mashkull.
Më shumë ua kam parë sherrin grave, se për shkak se janë tutëse, ta nxijnë jetën tinëz, nuk i heton!
Pra….Të rrahin pa të ‘prekur me dorë’, dhe në fund, pasi që vjen pleqëria, gati s’ka grua që nuk bëhet më e zonja se burri i saj, i cili i shkon pas si ‘?’, vendos vet si çka.
– Mendoj se krejt njerëzit janë të ‘këqij’, peshku i madh e ha të voglin…
gruaja e ‘sundon’ kë mundet, e kështu me radhë…
s’mbetet kush pa qenë nën sund’, përveç vetmitarët, që pastaj bëhen sundimtar të vetvetes, edhe më keq!
2. Ndjekësit e Albin Kurtit janë të papërjetuar.
– Të untë për mish, për puthje, për dashnor/e, për torte..
Komplekset e tyre i ‘shëroi’ pushteti….
i kanë ndërruar kerret, i kanë ndërruar gratë e burrat…
Ju ka treguar dikush se janë të trashë, prandaj e kanë regjistruar fitnesin, për të qenë një hap me modën, se kurrë nuk shkojnë se zor ata hekrat, po mpihen duart gërrç….
– Kanë ndërtuar shtëpi me paratë e vjedhura nga tenderët njëburimor, s’kanë lënë gjë pa vjedhur e pa shkatërruar vetëm e vetëm për t’u ndier ‘burra’ por prap se prap kanë mbetur të papërmbushur, derisa të përmbushen.
– Edhe gratë, kur duan të duken autoritative flasin ‘si burra’, dhe vishen me setra e me kravata si Grida Duma për shembull, e cila e ka shikimin e egër dhe trishtues të ngulitur, si të një ushtari që sheh veç horror.
Dhe vishet si mashkull për t’ju treguar burrave se kush është më burrë.
– Namin e rrejshëm të burrave, pra, e krijuan gratë.
3. Deislamizimin e Vetëvendosjes e bëri Albin Kurti, le ta bëjë tani edhe De-frustrimin e Vetëvendosjes.
T’ia fillojë duke i mësuar ndjekësit e tij t’i lajnë faqet!
– Veç Dejona Mihali, larg qoftë (Amin), i ka mbetur besnike yrnekut të
xhemperit dhe atij shallit të saj arkaik që daton nga shekulli nëntëmbëdhjetë, kur babushkat i thurnin me lesh ngjyra-ngjyra xhemperët, si vargjet, një mbarë, një mbrapshtë…sjelle një herë rreth gishtit…
P.S. Let’s just kiss and say goodbye…