0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Kimete Berisha: Albin Kurti është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së

- Advertisement -

Kimete Berisha, opinioniste e njohur, ka shkruar një opinion, në të cilin ka komentuar bisedën në mes Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, dhe Milan Radoiçiqin, i akuzuar nga Kosova për sulmin në Banjskë, e cila bisedë dyshohet të jetë bërë në qershor të vitit 2022, kohë kur Radoiçiq ishte i arratisur nga Kosova dhe i sanksionuar nga ShBA-ja.

Ajo ka pretenduar se Kusari-Lila ka folur me Radoiçiqin në emër të kryeministrit Albin Kurti.

Madje, Berisha ka bërë një akuzë të ashpër, duke thënë se Kurti është bërë bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së.

“Edhe nëse biseda mes Mimozës dhe Radojçiqit do të ishte ‘e montuar’ siç po gënjen pushteti, e vërteta që Vetëvendosja ka votuar bashkë me Listën Serbe kundër veteranëve të UÇK-së është fakt.

“6. E, a ua ka bërë mirë!

Po more.

– Vet fakti që veteranët heshtin, domethënë pajtohen me nënçmimin.

– Ai që nuk e duron nënçmimin, nuk e duron!

– Nëse Bacës R. dhe patriotëve të tjerë nuk u duket ‘e keqe’ kjo vepër antishqiptare e qeverisë Kurti, pasi që nuk e kanë lëçitur Albin Kurtin, edhe pasi që është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së së gjallë e të vdekur” – ka shkruar ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit