20.8 C
New York
Thursday, November 7, 2024

Buy now

A mund t’ju dëmtojë shikimin mbajtja e lenteve?

- Advertisement -

Të mbash lente mund të jetë praktike në përditshmëri dhe sidomos nëse merreni me sport.

Por nëse shihni raportet e infeksioneve kërcënuese për shikimin dhe probleme të tjera që lidhen me përdorimin e lenteve, mund të ndërroni mendje!

AgroWeb.org në këtë artikull ju njeh me rrezikqet e përdorimit të lenteve dhe si duhet të kujdesieni për to.

Cilat janë rreziqet e përdorimit të lenteve të kontaktit?

Ka shumë lloje lentesh, të forta, të buta, me përdorim të përditshëm dhe të zgjatur, të gjitha konsiderohen mjaft të sigurta.

Megjithatë në bazë të të dhënave të AgroWeb.org, në mbarë botën njerëzit raportojnë shqetësime të ndryshme nga përdorimi i tyre.

Shqetësimet më të zakonshme janë:

Acarim ose dhimbje e syve

Enjtje rreth syve

Shikim i paqartë ose ndjeshmëri ndaj dritës

Skuqje e syve

Ulçera korneale (dëmtim në pjesën e përparme të lëmuar dhe të pastër të syrit)

Keratiti infektiv (inflamacion i kornesë për shkak të një infeksioni)

Edhe pse shpesh një acarim i vogël mund të largohet vetë brenda një ose dy ditësh, këshillohet të ndaloni përdorimin e lenteve dhe të kontakotoni mjekun tuaj okulist.

Nëse mbani lente, duhet të kini parasysh këto këshilla:

E rëndësishme është të mos i mbani lentet tuaj ndërsa flini gjumë.

Edhe pse ato rrallë dëmtojnë kornenë, të flini pa i hequr, mund të rrisë mundësinë e një infeksioneve të ndryshme.

Këshillohuni me mjekun tuaj se cilat solucione duhet të përdorni për lentet dhe ruajini ato në një vend të freskët.

Lajini duart mirë përpara se të prekni lentet.

Mos i vendosni lentet në gojë ose mos pështyni mbi to.

Kujdesuni që kremrat e duarve ose grimi të mos bjerë në kontakt me lentet tuaja. Vendosni lentet përpara se të aplikoni grimin dhe hiqni përpara se të hiqni grimin.

Mbajeni kutinë e lenteve të pastër dhe merrni një të re të paktën një herë në disa muaj.

Ndryshojini lentet sipas rekomandimit të mjekut.

Bëni një ekzaminim të syve të paktën një herë në vit.

Nëse vëreni probleme, si skuqje, dhimbje në sy ose ndryshim në shikim, hiqni menjëherë ato dhe njoftoni mjekun tuaj

Nëse keni probleme serioze edhe pse kujdeseni mirë për lentet tuaja, përsëri kontatkoni okulistin tuaj.

Për fat të mirë, problemet serioze që lidhen me mbajtjen e lenteve janë mjaft të rralla, ndoshta sepse kujdesi i rekomanduar i parandalon ato.

Pra, jini të ndërgjegjshëm për rëndësinë e kujdesit ndaj lenteve, sepse kjo gjë lidhet ngushtë me shëndetin e syve tua./AgroWeb.org/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit