Lajme

Kimberli West prezantohet si prokurore e Specializuar në seancën ndaj Thaçit dhe të tjerëve

By GAZETA SCANNER 1

October 30, 2023

Prokurorja e re e Specializuar, Kimberli West, është prezantuar edhe zyrtarisht në seancën e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ajo edhe zyrtarisht e ka filluar punën, disa muaj pas emërimit.

“Është kënaqësi të jem këtu, dhe falemiderit që më dhatë mundësinë”, tha ajo.

Seanca pritet të vazhdojë me dëshmitarin 31 të Prokurorisë.