Prokurorja e re e Specializuar, Kimberli West, është prezantuar edhe zyrtarisht në seancën e sotme ndaj Thaçit dhe të tjerëve.
Ajo edhe zyrtarisht e ka filluar punën, disa muaj pas emërimit.
“Është kënaqësi të jem këtu, dhe falemiderit që më dhatë mundësinë”, tha ajo.
Seanca pritet të vazhdojë me dëshmitarin 31 të Prokurorisë.