Kim Kardashian dhe Odell Beckham duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre gjashtëmujore.
Një burim i Daily Mail ka bërë të ditur se dyshja nuk janë duke u takuar më me njëri-tjetrin.
Arsyeja e ndarjes së tyre ende nuk është bërë e ditur. Ndërkaq edhe gjatë lidhjes ata janë kujdesur që të mos dalin publikisht bashkë.
Paraqitja e tyre e fundit u shënua në festën e Oscars Vanity Fair në Los Angeles në fillim të këtij muaji.
“Nuk kishte puthje në publik si disa nga çiftet e tjera, por kishte shumë prekje dhe ata ishin pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës”, ka thënë një burim.