Ylli televiziv, Kim Kardashian, është akuzuar për ‘photoshop’ në postimin e saj të fundit në “Instagram”. Ndjekësit e saj vunë re se reflektimi i saj në pasqyrë dukej pak më ndryshe.
44-vjeçarja postoi në “Instastory” një imazh duke pozuar me një kostum të bardhë.
Foto e saj u pëlqye shumë, por një fans e akuzoi se kishte dështuar në modifikimin e “photoshop”-it, duke thënë se ajo kishte harruar t’a rregullonte ndryshimin edhe në pasqyrë.
Ndjekësi shkroi se “pasqyra nuk gënjente” ndërsa postoi imazhe të vetë miliarderes dhe reflektimit duke argumentuar se fotografia kishte ndërhyrje.
Të tjerët komentuan se ishte bërë me qëllim për vëmendje.