5.6 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kim Kardashian kritikohet për paraqitjen në dasmën e shumëpërfolur në Indi

- Advertisement -

Përdoruesit e rrjeteve sociale e kritikuan Kim Kardashian për paraqitjen në të kuqe, jo një herë, por dy herë, gjatë dasmës treditore të trashëgimtarit indian, Anant Ambani me Radhika Merchant në Mumbai.

Fansat thonë se ngjyra e kuqe zakonisht është rezervuar për nuset indiane.

Kardashian, 43 vjeçe, u shfaq me dy veshje të ndryshme me ngjyrë të kuqe, një gjatë ceremonisë të së premtes dhe një tjetër në eventin e së dielës.

Kim Kardashian

Ajo ishte e mbushur me bizhuteri të llojllojshme përfshirë: diamante, smerald dhe një zinxhir masiv diamanti 70 karatësh.

“Nuk supozohet të veshni të kuqe në një martesë në Indi. Kjo është ruajtur për nusen”, komentoi një përdorues i rrjeteve sociale.

Kim Kardashian

“A nuk është veshja e kuqe në një dasmë hindu/indiane ekuivalente me veshjen e bardhë në një martesë civile/kristiane?”, tha një tjetër.

“Unë e di që nuk duhet të vishni ngjyrë të kuqe në një dasmë indiane”, shtoi tjetri.

Kim Kardashian

Megjithatë, duket sikur Ambanis nuk e kishte problem; Kim u pa duke biseduar në disa raste me nusen dhe dhëndrin. 

Kim Kardashian

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit