4.4 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

KiE, Mirel kritikon mungesën e hapave nga Kosova: Vendet anëtare mund të humbasin besimin

- Advertisement -

Ish-drejtori për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Pierre Mirel, ndau në një intervistë për Zërin e Amerikës shqetësimet e tij lidhur me hezitimin e Kosovës për të avancuar në formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ai beson se ky hezitim minon kredibilitetin e Kosovës me aleatët globalë.

Ai shprehu shqetësimin se mosparaqitja e qoftë edhe një drafti në Gjykatën Kushtetuese mund të bëjë që disa shtete anëtare të vënë në dyshim besimin e tyre në angazhimet e Kosovës. Kjo, beson ai, paraqet një pasqyrë negative të besueshmërisë së Kosovës në skenën ndërkombëtare.

“Mendoj se nuk ishte veprim i mençur, nuk është një zhvillim pozitiv. Kjo mund t’u jap ndjesinë disa vendeve anëtare se pas kërkesës së shprehur me vite e vite për të iu bashkuar Këshillit të Evropës, papritur Kosova nuk është në gjendje të dorëzojë një projekt, pra jo tekstin përfundimtar, por një projekt në Gjykatën Kushtetuese. Pra disa partnerë mund të pyesin veten se a mund të kenë besim më. Prandaj mendoj se kjo nuk është pozitive”, tha ai.

Kujtojmë se dështimi i Kosovës për të përparuar në themelimin e Asociacionit rezultoi në përjashtimin e saj nga agjenda e takimit të Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës të premten e kaluar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit