Pas refuzimit zyrtar që LDK i bëri sot ftesës për takim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, deputetja e sapozgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar sjelljen dhe retorikën e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se natën e zgjedhjeve hendeku mes LDK-së dhe Vetëvendosjes u bë “plotësisht i pakapërcyeshëm”.
“Kur por pyeten a e keni refuzuar? Ne veç po rikonfirmojmë që kemi thënë para dhe pas zgjedhjeve. Para zgjedhjeve qëndrimet ishin për hendek me VV-në…mendësia kundërshtuetuese dhe ciklin vizion ku kishte futur shoqërinë kosovar.e E hendeku me Vetëvendosjen u bë plotësisht i pakapërcyeshëm në natën e zgjedhjeve.”
Sipas saj, sjellja e Kurtit kanë thelluar ndarjen politike dhe përçarjen, teksa rikujtoi gjuhën ofenduese të përdorur nga Kurti kundrejt LDK-së dhe votuesve të saj.
“Jemi sulmuar shumë më shumë se partitë e tjera politike. Dhe mendoj pikërishst për shkak të potencialit që e ka LDK. T’i na quan krah të Serbisë? Zuzarë? Më falni në shprehje, sepse e ka thanë ai. Ti bën simbolika me miza? Del e na quan hajvanat? Ju që s’votoni VV s’e doni familjën tuaj? Është e pamundur që dikush të pres qëndrim tjetër nga LDK.”