Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në një angazhim pyetje-përgjigjesh në “Instagram” ka thënë se matematika dhe numrat që janë prodhuar nga zgjedhjet e 9 shkurtit e pamundësojnë njërën ose tjetrën anë të krijojë qeveri.
“Pikërisht për këtë arsye kemi qenë të sinqet me ju nga dita e parë”, shkroi ajo.
Kica-Xhelili tha se tash “zgjedhjet janë e vetme zgjidhje” dhe se LDK-ja e ka bërë të qartë së “nuk flet çka është e dëshirueshme, por çka është faktike”.







