Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i ka bërë 3 pyetje ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pasi kjo e fundit kritikoi opozitën me pretendimet se po tenton të zhvendosë vëmendjen nga “dështimi” për zgjedhje, pasi u pyet në lidhje me bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari, me organizatorin kryesor të sulmit në Banjska, Milan Radojiçiq, të publikuar nga Nacionale.
“Unë i kam disa pyetje:
1. Ministre, si i erdhi puna Radojçiçit që të arratiset në Serbi “nën sovranitetin” absolut tuajin? Pse i krijuat korridor që ai të ikë pas sulmit terrorist në Banjskë? E pastaj na flet se si ju qenkeni patriot sepse kërkoni që Serbia të dorëzoj dikë që ju vet e lejuat të ikë?
2. Çka është qëndrimi yt për komunikimin e shefes së grupit TËND parlamentar me po këtë kriminel që Serbia nuk po e dorëzon?
3. Zgjedhjet. Cilat zgjedhje Ministre? Ato ku nuk ju funksionoi pazari me PDK? Ato ku zhvendosët vëmendjen nga dështimi ENORM në Këshill të Evropës për fajin tuaj? Ato ku zhvendosni vëmendjen nga letra skandaloze e Ministres së Punëve të Jashtme ku i luste akterët e KE, aman” na fusni në agjendë se ja po e bëjmë draft statutin e Asociacionit menjëherë?
Nëse s’ke asgjë të vërtetë për të thënë, bëja më mirë si shefja e grupit të VV, e mos fol fare!” ka shkruar mes tjerash deputetja e LDK-së.