Doarsa Kica-Xhelili ka thënë se ndaj LDK-së ka filluar një propagandë e egër pasi ka filluar ringritja e partisë.
“Kur LDK-ja fillon ringritjen, se ç’fillon propaganda e egër kundër saj!
Dikujt, që prehjen po e gjen në shpifje në “gazeta”serbe, e fatkeqësisht dhe në “medie” në gjuhën shqipe, po i dhemb më shumë bashkimi ynë sesa ndarja në të cilën po kalon kjo shoqëri, e se sa lakmia e pushtetit që rrënon teksa ecën.
T’dashur, me qetësi, se këtë rrugë që kemi nisur s’e ndalni, se durimi ynë ka themel’ që shpifjet e juaja s’i arrijnë!
Ecim tutje”, shkruan Kica-Xhelili në reagim.






