Rozë

Kiara bëhet xheloze e ndalon Luizin të pres banoren e re

By GAZETA SCANNER 1

February 08, 2023

Një tjetër banore e re është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother dhe ajo është Keisi Meidini, vajza e Sabianit i cili ishte një vit më parë pjesë e këtij reality show.

Keisi e prezantoi veten si modele dhe një personazh i ndjekur në rrjetet sociale duke patur mbi 200 mijë ndjekës në Instagram.

Por ajo që na bëri përshtypje ishte fakti që Kiara duket se është bërë xheloze dhe nuk e ka lejuar partnerin e saj, Luizin ta presë banoren e re.

Dhe këtë gjë e tha Luizi duke bërë batuta me Kristin i cili e priti me dashamirësi banoren e re.

Pas Keisit pritet që në shtëpinë e Big Brother të hyjnë edhe dy banorë të rinj.