15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

KH Vëllaznimi tërhiqet nga garat, shkak gjendja financiare

- Advertisement -

Klubi hendbollistik Vëllaznimi ka njoftuar se është tërhequr nga garat për shkak të gjendjes financiare.

Këtë klubi gjakovar e ka bërë të ditur në rrjetet sosiale, duke falëndëruar lojtarët dhe trajnerët që kanë zhvilluar stërvitje pa paga.

“Sonte mbas ndeshjes së KH Vëllaznimi ndaj KH Besa, dhe humbjes se thellë, lojëtarët murren vendim, që mos te vazhdojin garat”, thuhet në njoftim.

“Ky vendim është rrjedhojë e gjendjes shumë të keqe financiare të klubit që disa kohë, dhe pa asnjë shenjë pozitive për tê ardhmen e klubit. Lojtarët dhe trajnerët që shumë kohë zhvillojin stërvitjet dhe ndeshjet pa paga, dhe falë tyre, klubi vazhdon garat që dy stinorë”.

“Klubi falenderon të gjithë lojëtarët, trajnerët, stafin teknik, dhe gjithë ata që japën sado pak për ketë klub”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit