Raporti i vendit për Kosovën ka vënë në pah se Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka paraparë prioritizimin e lëndëve gjyqësore që përfshijnë mediat, gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile.
Sipas raportit, Plani Strategjik për Qasje në Drejtësi 2026-2028, i miratuar nga KGJK-ja, parasheh që gjyqtarët në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësor t’u japin përparësi padive strategjike kundër pjesëmarrjes publike, të njohura si SLAPP.
Në këtë kategori përfshihen edhe rastet që kanë të bëjnë me gazetarët dhe organizatat e shoqërisë civile, veçanërisht ato që lidhen me shpifjen dhe sigurinë.
Prioritizimi i këtyre rasteve synon të sigurojë trajtim më të shpejtë gjyqësor për çështjet që prekin lirinë e shprehjes, punën e mediave dhe veprimtarinë e organizatave të shoqërisë civile.
Paditë SLAPP konsiderohen si padi që përdoren për të ushtruar presion ligjor dhe financiar ndaj gazetarëve, aktivistëve apo organizatave që trajtojnë çështje me interes publik






