9.1 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

“KFOR-i nuk veproi siç duhet”: Serbia del me deklaratë pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mëngjesin e së shtunës mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku u “konkludua” që të mbahet “deri në një njoftim tjetër” gatishmëria e nivelit më të lartë ushtarak. Një tjetër “konkluzion” nga kjo mbledhje, siç njoftoi shërbimi për media e presidencës serbe, ishte se “KFOR/NATO nuk performoi punën e saj në përputhje me Rezolutën 12/44 dhe Marrëveshjes Tekniko-Ushtarake të Kumanovës”.

“Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjenerali Milan Mojsiloviq, është i autorizuar të mbajë kontakte të drejtpërdrejta me komandantin e KFOR-it, në përpjekje për të siguruar që KFOR/NATO të përmbush funksionin dhe mandatin e saj, në përputhje me aktet relevante të OKB-së, dhe të mbrojë serbët në Kosovë”, thuhet në njoftim, siç e cituan mediat serbe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit