KFF Dukagjini triumfon në Kupën e Kosovës!

- Advertisement -

KFF Dukagjini ka triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll për femra, duke mposhtur KFV Prishtina pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5:4, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan baras 1:1.

Finalja solli rivalitet, emocione dhe luftë të madhe sportive. Skuadra nga Klina kaloi në epërsi që në minutën e katërt me golin e Olsa Kuçit, ndërsa prishtinaset barazuan në fund të ndeshjes përmes Rreze Gashit në minutën e 86-të, duke e çuar sfidën në vazhdime.

Edhe pas 30 minutave shtesë, të dy skuadrat krijuan raste të mira shënimi, përfshirë goditje shtyllash, por pa arritur të ndryshojnë rezultatin. Në fund, penalltitë përcaktuan fituesin, me futbollistet e Dukagjinit që u treguan më të sakta dhe siguruan trofeun për të dytin vit radhazi.

Pas ndeshjes, pati urime për futbollistet, stafin teknik, drejtuesit dhe tifozët e Dukagjinit për suksesin e arritur, ndërsa vlerësime mori edhe Prishtina për paraqitjen dinjitoze në një finale të zhvilluar në nivel të lartë sportiv.

Të ngjashme

Të fundit