Klubi KF Tefik Çanga është ka fituar titullin e kampionit në Ligën e Dytë dhe promovimi në Ligën e Parë.
Për këtë e ka uruar presidenti i FFK, Agim Ademi, raporton Scanner
“Përgëzojmë nga zemra klubin ferizajas KF Tefik Çanga për sezonin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar, promovimin në Ligën e Parë, si kampion i Ligës së Dytë”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
KF Tefik Çanga titulli i kampionit në Ligën e Dytë dhe promovimi në Ligën e Parë 🎉
Përgëzojmë nga zemra klubin ferizajas KF Tefik Çanga për sezonin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar, promovimin në Ligën e Parë, si kampion i Ligës së Dytë.
Ky triumf është shumë më tepër se një trofe për këtë klub. Është kurorëzimi i një rruge të gjatë 47-vjeçare plot përkushtim, dashuri për futbollin dhe përpjekje të pandalshme drejt realizimit të objektivit.
Kjo arritje reflekton punën e palodhshme të futbollistëve, stafit teknik dhe gjithë strukturave të klubit, të cilët ndërtuan me përkushtim dhe besim një ekip fitues.
Qytetit të Ferizajt i shtohet një tjetër klub në nivelin e dytë të futbollit kosovar, me ambicie, traditë dhe pasion.
Përgëzojmë gjithashtu FC Prizrenin për një sezon të shkëlqyer dhe rivalizues për titull deri në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe për suksesin e madh – promovimin në Ligën e Parë.
Këto dy klube e pasurojnë edhe më shumë Ligën e Parë dhe i japin asaj një shtysë të re drejt rritjes së mëtejme të konkurrencës dhe cilësisë.
Urime dhe suksese të reja në sfidat që ju presin në Ligën e Parë!