KF Dukagjini përballet me një nga sfidat më të mëdha në historinë e klubit, teksa është mysafir i skuadrës zvicerane Lugano në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Takimi zhvillohet në AIL Arena në Lugano, stadiumi i ri i klubit zviceran, ku vendasit do të luajnë ndeshjen e tyre të parë zyrtare.
Fituesi i Kupës së Kosovës synon të përfaqësojë sa më denjësisht futbollin kosovar dhe të marrë një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit, e cila do të zhvillohet javën e ardhshme në Kosovë.
Përballë do të ketë një kundërshtar me përvojë në arenën evropiane, por Dukagjini nuk do të dorëzohet deri në fund.
Suksese Dukagjinit presim një paraqitje dinjitoze në Evropë!






