10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Këto janë 5 ndarjet e ish-çifteve VIP shqiptare që shokuan publikun

- Advertisement -

Po flasim për çiftet që së fundmi me dhënien fund të marrëdhënieve të tyre sollën “shock” te publiku.

E nisim nga ngjarjet që po diskutohen ende në rrjet.

1.Ndarja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku

Prej kohësh rrjeti po zien nga lajmet se këngëtarja i ka dhënë fund me aktorin e humorit, madje janë në një proces divorci. Jo më larg se dje Bes Kallaku konfirmoi se martesa disa vjeçare e tij dhe Xhensilës po shkon drejt fundit. Arsyet e ndarjes janë ende të paqarta, por ngjarja mori përmasa të mëdha mediatike kur në “lojë” u fut edhe personazhi i njohur i Tik Tokut, Cllevio, i cili në një video live tha se çifti po ndahet pasi këngëtarja ka nisur një lidhje tjetër, sipas tij dikush i njohur për aktivitete të jashtëligjshme.

2. Princ Leka dhe Elia Zaharia
Shokuese dhe e papritur ishte edhe ndarja e çiftit “mbretëror”, Princ Leka dhe Elia Zaharia. Përpara se çifti të arrinte në pikën e një divorci traumatik me pretendime për dhunë nga të dyja palët, që u shoqërua me një video që u bë virale ku Elia përzinte Princin nga pallati, ky i fundit u përfol se kishte lënë pas marrëdhënien disa vjeçare me Elian, pas njohjes me Blerta Celibashin, një fotografe 26 vjeçare.

3. Sara Hoxha dhe Ledri Vula
Akoma ky çift nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike se përse i dhanë fund martesës së tyre, vetëm kur një ditë në rrjet nisën lajmet se të dy ata nuk po jetonin më bashkë dhe madhe Sara për disa kohë jetoi në Gjermani bashkë me vajzën e tyre, Poem Blu. Çifti që prej atëherë janë komentuar shumë, pasi ata ishin shumë të pëlqyer nga publiku, ndërsa herë pas herë nuk kanë munguar as disa “sinjale” që duket se flasin mes rreshtash për ndarjen sipas atyre që ata postojnë në rrjete sociale.

4. Olsi Bylyku dhe Egli Tako
Historisë së tyre pesëvjeçare të dashurisë u erdhi fundi në fund të vitit 2023. Një ndarje që u duk paqësore fillimisht, por më pas në distancë të dy ata nuk i kanë kursyer disa deklarata pikante. Dhe ndërkohë që për Eglin ne e dimë se vijon të jetë single, Olsi nga ana tjetër ka nisur një histori të re dashurie me një gazetare.

5. Arbenita dhe Fero
Pas pretendimeve të modeles për dhunë fizike, ndërsa reperi Fero e akuzonte përmes një postimi Arbenitën për rrëmbimin e vajzës së tyre dhe pretendimet marrëdhënia e dyshes, dikur shumë të dashur nga publiku, ka përfunduar në dyert e gjykatës së Kosovës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit