Këtë hoxhë Hashim Thaçi nuk e ka harruar as pas 27 vjetëve, Avdyl Krasniqi i priu xhematit në luftë (Video)

- Advertisement -

Është xhamia e vjetër e fshatit Burojë të Skenderajt.

Por, në vitet e ’90-ta, roli i saj nuk ishte vetëm si faltore e myslimanëve.

Për plot 5 vjet, në të u strehua një sasi e madhe e armatimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E këtë sekret, e dinin vetëm pak persona, përfshirë imamin e kësaj xhamie, Avdyl Krasniqi dhe Hashim Thaçi.

Këtë ky i fundit, e konfirmoi së fundmi në një intervistë televizive.

Madje nga Haga, ish-drejtori politik i UCK-së, tha se vet imami i ndjerë, Avdyl Krasniqi, i bëri thirrje xhematit t’i bashkoheshin luftës për liri.

E këtë moment thotë se e mban mend mirë, myezini i xhamisë, Sokol Krasniqi.

Por, porosia e Avdyl Krasniqit, nuk mbeti vetëm fjalë brenda xhamisë.

Imami i ndjerë, e veshi uniformën e UCK-së, duke i prirë xhematit në luftën për çlirimin e vendit.

Ish-komandant “Pllumi” thotë se imami shërbeu si motiv për ushtarët e tjerë.

Kurse imami aktual, tha se kjo xhami shërbeu edhe si vendstrehim për të plagosurit.

Ndryshe, Xhamia e ndërtuar në vitin 1722, aktualisht po i nënshtrohet një restaurimi dhe do të shërbejë si muze.

Ndërsa për shumë vjet kishte shërbyer edhe si vend ku u mësua shkrim – leximi i gjuhës shqipe.

Të ngjashme

Të fundit