Komuna e Prishtinës sot njoftoi se festivali Sunny Hill është rikthyer në Prishtinë, pas paralajmërimit se ishte zhvendosur në Tiranë, shkruan Gazeta Metro.
Në njoftimin e Komunës u tha se pritet të jenë dy emra të mëdhenj të skenës që do jenë pjesëmarrës në këtë festival.
E këta dy artistë besohet të jenë Madonna dhe Coldplay.
Kështu të paktën është përfolur në rrjetet sociale.
Kujtojmë se ky festival do mbahet me datën 4,5,6, dhe 7 gusht në Prishtinë por që lokacioni i saktë do mësohet pas disa ditësh nga organizatorët e festivalit.