28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Këshilltari i Bislimit, Shqipërim Arifit: Bën mirë që po ikën me bishtin ndër shalë e i turpëruar

- Advertisement -

Ragmi Mustafi, këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit se Shqiprim Arifi do të tërhiqet nga politika pasi u hoq nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës.

Mustafi, ish-kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi shkroi në Facebook një listë të punëve që sipas tij nuk i ka kryer Arifi. Por tha se ai “i turpëroi shqiptarët”.

“Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shalë e i turpëruar. Turpërove shqiptarët, turpërove diasporën e turpërove Preshevën”, shkroi ndër tjerash Mustafi.

Shqiprim Arifi tha të shtunën se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës nga “pushteti autoritar i Beogradit”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit