8.8 C
New York
Monday, March 31, 2025

Buy now

Këshilli i ambasadorëve shqiptarë: Njohja nga Kenia, moment i rëndësishëm

- Advertisement -

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret vendimin e Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, dhe shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin më të thellë për lidershipin vizionar të autoriteteve keniane.

Në një kumtesë për media drejtuar mediave, nga ky këshill theksojnë se ky është një përparim i rëndësishëm diplomatik, i cili i jep fund një periudhe katërvjeçare pa njohje të reja dhe duhet të shërbejë për rigjallërimin e përpjekjeve diplomatike dhe politike të Kosovës, Shqipërisë, vendeve mike dhe të gjithë atyre që mund të kontribuojnë në rritjen e njohjeve të Kosovës dhe forcimin e pozitës së saj në skenën ndërkombëtare.

“Njohja nga Kenia për Kosovën e pavarur dhe sovrane është dëshmi e zbatimit korrekt të së drejtës ndërkombëtare dhe drejtësisë së pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, si dhe e një realiteti që tani është i pakthyeshëm, duke kontribuar në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në të gjithë rajonin dhe më gjerë”.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë thekson rëndësinë e kësaj njohjeje, veçanërisht pasi Republika e Kenias është një nga shtetet më të konsoliduara ekonomikisht dhe demokratikisht në kontinentin e gjerë afrikan, anëtare e shumë Organizatave Ndërkombëtare, si dhe aleat i madh jo-NATO i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne jemi plotësisht të bindur se kjo arritje do të inkurajojë hapa të mëtejshëm në procesin e konsolidimit të vazhdueshëm diplomatik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Më tej nga këshilli theksojnë se shprehin mirënjohje të thellë për të gjithë ata që kontribuuan në këtë arritje.

“Në veçanti, sinqerisht falënderojmë ish-Presidentin e Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për përkushtimin e palëkundur dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në sigurimin e kësaj njohjeje. Angazhimi i tij i vazhdueshëm për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës po jep rezultate konkrete”, thuhet tutje në kumtesë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit