28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

KESCO ka një njoftim me rëndësi për konsumatorët

- Advertisement -

KESCO u ka rikujtuar të gjithë konsumatorëve që furnizohen me energji elektrike nga KESCO se e kanë obligim ligjor që të lidhin kontratë të furnizimit me kompaninë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, KESCO ka apeluar tek të gjithë konsumatorët e vet që të paraqiten pranë zyreve të kompanisë, tek Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë process, apo në të kundërtën mund të shkyçen nga rrjeti elektrik

Rregullimi I marrëdhënieve kontraktuale me furnizuesin është proces i thjeshtë dhe i lehtë për konsumatorët. KESCO ka filluar takimet dhe viztat me konsumatorët shtëpiakë dhe ata biznesorë për ti përditësuar të dhënat e tyre e njëkohësisht edhe duke i informuar mbi procedurat. Në këtë aspekt, KESCO apelon tek të gjithë konsumatorët e vet që të paraqiten pranë zyreve të kompanisë, tek Kujdesi për Konsumatorë dhe ta kryejnë këtë proces. Kushdo që nuk e bën këtë brenda dy javorëshit që nga data e infomimit prej furnizuesit, në këtë rast KESCO-s, mund të shkyqet nga rrjeti elektrik”, thuhet në njoftim.

“Marrë parasysh rolin e rëndësishëm që kanë të dhënat e sakta dhe të përditësuara në sektorin e energjisë, KESCO po ndërmerr masa proactive për të rritur efikasitetin operacional, për të siguruar kënaqëshmërinë e konsumatorëve dhe për të mbështetur pajtueshmërinë rregullative. Misioni i KESCO-s është të ofrojjë zgjidhje të besueshme energjetike për konsumatorët duke nxitur kështu inovacionin dhe qendrueshmërinë në industri dhe mbajtja e të dhënave të sakta është thelbësore për t’u arritur këto qëllime”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit