15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

“Kërkojmë të ngritet vlera e koeficientit”-Fillon protesta e SBAShK-ut me rastin e 1 Majit

- Advertisement -

Ka filluar protesta e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës (SBASHK) me rastin e 1 Majit – Ditës së Punëtorëve.

Marshi i protestuesve ka nisur nga Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar drejt Ministrisë së Arsimit dhe për të përfunduar para Qeverisë.

Protestuesve iu është bashkangjitur edhe kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Në këtë protestë janë duke protestuar mësimdhënës nga komunat e ndryshme të Kosovës, të cilët  kanë mbajtur pankarta në duar me kërkesat që presin të plotësohen nga Qeveria: “Kërkojmë të ngritet vlera e koeficientit”, “Duam dialog për të drejtat tona”, “Qeveri respekto pensionistët, sepse ju arsimuan edhe juve”, etj./EO/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit