0.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Kërkohet rritja e koeficientit të pagave

- Advertisement -

Një rritje e vlerës së koeficientit është e domosdoshme sipas ekspertëve të ekonomisë. Madje ata kërkojnë që nga 105 euro, vlera e koeficientit të jetë mbi 120 euro, kjo për shkak të inflacionit po përballet vendi.

Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që kur Ligji për Paga ka hyrë në fuqi.

Përmes këtij ligji rregullohen pagat në sektorin publik, e ku vlera e një koeficienti është 105 euro.

Por rritja e inflacionit, sipas ekspertëve te ekonomisë, po bënë që kjo vlerë të jetë shumë e ulët.

Madje sipas njohësit të ekonomisë, Safet Gërxhaliut, ndryshimi i vlerës së koeficientit është i vonuar.

Poashtu edhe për profesorin e ekonomisë, Sejdi Hoxha, vlera 105 euro e koeficientit është e ulët krahasuar me rritjen e çmimeve.

Prandaj po kërkohet rritje të koeficientit deri në 135 euro.

Të enjten, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thirri seancë të jashtëzakonshme për çështjen e koeficientit e të cilët propozuan që ky koeficient të rritet në 129 euro, por që u bojkotua nga partia në pushtet.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit