16 C
New York
Thursday, May 30, 2024

Buy now

Kërkesa e parë e Arne Slot tek Liverpooli është transferimi i top yllit të Newcastle

- Advertisement -

Anthony Gordon është shfaqur si një nga yjet e sezonit për Newcastle United, por ky lojtar tashmë po lidhet me një transferim tek Liverpooli.

23-vjeçari po e shijon sezonin e tij më të mirë këtë vit, pasi ka shënuar 11 gola në 47 ndeshje të luajtura për ‘Laraskat’.

Gordon u transferua në ‘St James’Park’ në janar të vitit të kaluar, duke u transferuar nga klubi i tij i fëmijërisë Everton aty ku bëri kalimin në ekip të parë pasi fillimisht ishte aktivizuar në grupmosha.

Gordon gjithashtu këtë sezon ka bërë debutimin me Anglinë, dhe mund të jetë kandidat për t’u ftuar nga Gareth Southgate në Euro 2024 në Gjermani.

Kontrata e tij me Newcastle skadon në verën e vitit 2026, por sipas një raportimi të ri nga Daily Star, interesimi i Liverpoolit mund ta detyrojë Newcastlen që ta shesë Gordonin për të balancuar situatën financiare.

Sidoqoftë, duket se Gordon është një kërkesë personale nga Arne Slot i cili pritet ta zëvendësojë Jurgen Kloppin në Stol.

Slot dëshiron që Gordon të jetë në mesin e blerjeve të tij të para këtë verë teksa po synon që ta rinovojë ekipin e Liverpoolit.

Raportimi sugjeron se një ofertë prej 100 milionë eurosh do të nevojitej për të testuar nëse Newcastle dëshiron ta shesë lojtarin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit