28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Kërcet arma në Prishtinë: Plagoset një person, policia vihet pas të dyshuarve

- Advertisement -

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Haxhi Zeka” në kryeqytet.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen” – thanë nga policia.

Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar (të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit