-2.1 C
New York
Thursday, January 23, 2025

Buy now

Kërcënimi me ushtri i Serbisë, Escobar i prerë: Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA

- Advertisement -

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se SHBA-ja kundërshton kategorikisht kthimin e forcave serbe në Kosovë, që Serbia ka paralajmëruar se do ta kërkojë nga KFOR-i.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Esobar dhe se e kundërshtojnë kategorikisht që ushtria serbe të kthehet në Kosovë.

“Ne e kundërshtojmë kategorikisht këtë. E hedhim poshtë kategorikisht. Nuk e mbështesim fare. Dua të them se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikë” – tha ai.

Ai ripërsëriti se Kosova ka garanci nga ShBA-të.

“Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” – tha Escobar.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të pret në takim Gabriel Escobarin me fillim nga ora 17:30.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit