Këngëtarja e njohur, Eva Simons është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Eva ndau disa foto shumë emocionuese nga salla e lindjes krahas së cilës shkroi: “Tri ditë që dukej se do zgjasin përgjithmonë dhe pikërisht kur mendova se nuk do t’ia dilnim, Zoti kishte një plan tjetër. Çfarë ekipi i madh specialistësh rreth nesh. Ne ishim të bekuar që i kishim ata atje në këtë moment shumë të rëndësishëm në jetën tonë.”
Më tej, ajo ka zbuluar edhe emrin e vajzës: “Vajza ime e ëmbël, Rosie Nova, ti je tashmë gjëja më e mirë që na ka ndodhur. Faleminderit që më zgjodhët mua si nënën tuaj”.