Mbretëresha e pop-it, Madonna, nuk di të ndalet kur është fjala për postimet provokuese në rrjetet e saj sociale.
Këngëtarja me famë botërore është rikthyer në “Instagram” me të tjera poza shumë seksi të saj.
E zhveshur nga mesi e lart ajo pozon para kamerës dhe falënderon publikun e Barcelonës, për të cilin dha një koncert fantastik.
Në një nga fotot që ka publikuar, 65-vjeçarja tregon gjoksin e saj të cilin e ka mbuluar me një shall të bardhë, ndërsa në një tjetër pozon në mënyrë provokuese mbi krevat.