21.5 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Këndellet Manchester United, triumfon ndaj Burnley

- Advertisement -

Manchester United ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi, duke triumfuar ndaj Burnley me rezultat komod 3 – 1.

“Djajtë e Kuq” zhvilluan paraqitje të mirë dhe me plotë meritë morën pikët e plota, shkruan lajmi.net.

Man United e nisi në mënyrën më të mirë këtë takim, me Cristiano Ronaldon që kishte një super rast, por dështoi nga afërsia pas vetëm gjashtë minutave.

Vetëm dy minuta me vonë, portugezi asistoi për Scott McTominay që realizoi një eurogol nga distanca (8′).

Man United pastaj dyfishoi epërsinë përmes një autogoli të Mee, por që tërë punën e kreu me sukses sulmuesi Jadon Sancho (27′).

Vetëm tetë minuta më vonë, Cristiano Ronaldo doli në listën e golashënuesve duke shënuar pas një topi të kthyer nga goditja e McTominay.

Golin e vetëm për Burnley arriti ta shënoi Lennon në mënyrë brilante pas një kundëraksioni (38′).

Në pjesën e dytë, pavarësisht që dy skuadrat kishin raste shënimi, assesi s’ia dolën t’i konkretizojnë.

Me këtë fitore, Man United ngritët në pozitën e gjashtë me 31 pikë, derisa Burnley qëndron në pozitën e 18-të me 11 sosh.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit