Një këmishë e veshur nga aktori Colin Firth në xhirimet e serialit ‘Pride and Prejudice’ (1995) është shitur për 25,000 £ në një ankand bamirësie në Londër.
Me këtë këmishë, Colin Firth që luante zotin Darcy, pasi notoi në liqenin e tij, përplaset me Elizabeth Bennet, të luajtur nga Jennifer Ehle, me rroba të lagura. Kjo skenë në fakt nuk ekziston në librin e Jane Austen, por kjo nuk e ka penguar atë të bëhet një nga momentet më të famshme televizive të të gjitha kohërave.
Veshja, e cila përfshinte një këmishë të bardhë, jelek prej kadifeje, pantallona dhe çizme, fillimisht u vlerësua midis 7,000 dhe 10,000 £, por çmimi është dyfishuar.
Kjo është një nga disa këmisha të përdorura gjatë xhirimeve, ndërsa një tjetër është shitur më parë në një ankand bamirësie dhe e treta mbetet në arkiv.
“Nuk është vetëm këmisha, është i gjithë kostumi që Colin veshi në atë skenë, duke përfshirë edhe çizmet”, tha kostumografja Dina Collins për BBC Radio 4.
Në ankandin e organizuar nga kompania e aksionit Kerry Taylor u gjetën edhe kostume nga seriale të tjera televizive./abcnews.al/